Si do t’i mbajmë mjekët në vend? Diploma pas tri viteve punë

Si do t’i mbajmë mjekët në vend? Diploma pas tri viteve punë

11:30, 12/04/2023
A+ Aa A-

Rritja e pagave është vetëm hapi i parë për të frenuar eksodin e mjekëve drejt Gjermanisë. Universiteti i Mjekësisë ka hartuar një paketë propozimesh për t’i mbajtur në vend ata.

Politikat frenuese do të nisin nga studentët e Mjekësisë. Para se të hyjnë në fakultet do të firmosin kontratën për të punuar së paku tre vjet në Shqipëri.

Edhe diplomën e Mjekësisë do ta marrin vetëm pasi të kenë përmbyllur këtë detyrim. Studentët që nuk pranojnë këto kushte do të paguajnë tarifën e shkollimit njësoj si në vendet e tjera, afro 18 mijë dollarë.

Ndërsa për mjekët në sistem, rritja e pagave do të shoqërohet me lehtësi të tjera. Punonjësit e sistemit shëndetësor publik do të mbështeten me kredi të buta. Gjithashtu, do të ketë investime në spitale dhe qendra shëndetësore për të përmirësuar kushtet e punës së mjekëve.

Që nga viti  2016, universiteti i Mjekësisë raporton mbi 1 mijë mjekë të larguar nga Shqipëria, 20% e të cilëve ishin me përvojë dhe në specialitete të ndryshme.

Ndërkohë në fakultetin e mjekësisë ka nisur konkursi i specializimeve. Mjekët e përgjithshëm konkurrojnë për 325 kuota në specialitete të ndryshme ku më të kërkuarat janë kardiologjia, pediatria, dermatologjia, kirurgjia plastike dhe anestezi reanimacioni

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco