Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

SYRI TV/ Përkeqësohet situata e rinisë, rritet papunësia: 32% e 20 vjçarëve, as në punë dhe as në shkollë

14:57, 11/04/2023
A+ Aa A-

Të rinjtë e moshave 20-24 vjeç në Shqipëri nuk bëjnë asgjë për t’u formuar profesionalisht, duke mos shkuar as në shkollë dhe as në punë. Të dhënat e INSTAT tregojnë analfabetizmi është në rritje.  

Syri tv

Situata e të rinjve në Shqipëri është përkeqësuar ndjeshëm. Të dhënat e ISNTAT tregojnë se 32% e 20 vjeçarëve nuk ishin as në shkollë dhe as në punë. Thuajse një e treta e grupmoshës 20-24 vjeç nuk bën asgjë për tu formuar profesionalisht.

Synimet për t’u larguar nga vendi po i mbajnë të rinjtë larg shkollës dhe tregut të punës, teksa shifrat tregojnë për një braktisje të lartë të arsimit bazë.

Anketa e INSTAT tregon se, mosha 15-19 vjeç, në pjesën më të madhe, është ende e angazhuar në arsim dhe janë të paktë të rinjtë që ndjekin shkollën dhe njëkohësisht kryejnë ndonjë punë.

Por numri i të rinjve të paangazhuar është i konsiderueshëm edhe në grup-moshën 25-29 vjeç. Të dhënat e INSTAT tregojnë se 30% kësaj grupmoshe nuk është as në punë dhe as në shkollë. Në këtë kategori bie në sy një përqindje më e madhe e femrave në krahasim me meshkujt që as nuk mësojnë as nuk punojnë.

Kërkesa për punë rritet së bashku me shkallën e punësimit dhe pjesëmarrjes në fuqinë punëtore, dhe të rinjtë shpesh kanë vështirësi për të gjetur punë.

Rënia e shkallës së papunësisë fillon që pas moshës 25 vjeç, por edhe për grup-moshën 15-29 vjeç është pothuajse dyfishi i treguesit që i referohet popullsisë në moshë pune.

Nga ana tjetër treguesit e arsimit tregojnë braktisje të lartë të arsimit bazë dhe rikthimit të analfabetizmit në nivele të frikshme..

8% e grupmoshës 6-14 vjeç do të jenë analfabet pa aftësitë bazë.  Fenomeni i braktisjes së shkollës që u rrit gjatë pandemisë u përforcua edhe më tej gjatë vitit 2021 në vend që të ulej nga kthimi në normalitet.

Në fshatrat e thella të vendit shkollat mungojnë ose mësimi është i organizuar me klasa kolektive me një rënie drastike të cilësisë. Në vend është kthyer braktisja e shkollës e sidomos nga femrat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco