SYRI TV/ Subvencioni i naftës, drejtori i Bujqësisë në Korçë, thirrje fermerëve: Mos prisni në radhë

11:11, 20/03/2023
A+ Aa A-

Këtë të hënë u hapën aplikimet për fermerët që synojnë të subvencionohen me naftë në bujqësi. Në Lushnjë, rajonin më të madh bujqësor në vend, ka pasur qindra fermerë që janë dyndur pranë pikave të aplikimit që në orët e para të mëngjesit.

Nga SYRI TV

Dyndja e fermerëve ka sjellë radhë dhe kaos. Sipas fermerëve, shkak i nxitimit për të aplikuar është jo vetëm afati i shkurtër, vetëm 3 javë, por edhe fakti se vitin e kaluar shumë prej fermerëve nuk arritën të përfitonin naftë.

Ndryshe nga një vit më parë, këtë herë skema e subvencionimit të karburantit vendos disa kritere kufizuese siç është sipërfaqja e tokës, e cila duhet të jetë mbi 1 hektarë, të jetë me dokumente pronësie apo kontrata qiraje etj.

Ndonëse aplikimi bëhet dhe në e-Albania, shumë fermerë thonë se nuk mund ta kryejnë këtë proces online, ndaj paraqiten fizikisht pranë agro-pikave.

Dyndje fermerësh ka pasur edhe në Korçë. Drejtori i drejtorisë së Bujqësisë u ka bërë thirrje fermerëve që të mos dynden në radhë, pasi sipas tij të gjithë do të marrin shërbim, gjatë tre javëve që aplikimet janë të hapura.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco