SYRI TV/ Të jetosh në mjerim, familja Jakja në kushte të vështira: Fëmijët i vëmë në gjumë pa ngrënë

17:31, 12/03/2023
A+ Aa A-

Familja Jakja në Kamenicë e përbërë nga 5 anëtarë jeton në kushte të varfërisë ekstreme. Prindërit e tre fëmijëve vuajnë nga probleme shëndetësore dhe nuk kanë mundësi as për të blerë ilaçe, ndërsa mes lotësh rrëfejnë se fëmijët e vegjël i venë në gjumë pa ngrënë për shkak të pamundësive.

Syri tv

Syri Tv udhëtoi drejt fshatit Kamenicë në Korçë ku takoi familjen prej 5 anëtarësh të Mariglen Jakjes, të cilët jetojnë në një dhomë të rikonstruktuar me ndihmën e familjarëve të bashkëshortëve Mariglen dhe Klara. Si të mos mjaftonin kushtet e vështira ekonomike, prindërit e tre fëmijëve vuajnë edhe nga probleme shëndetësore.

Klara tregon se ndihma nga shteti është minimale, ndërsa bashkëshortit i duhen medikamente pasi gjendja e tij psikike nuk është e mirë. Të dy vuajnë nga sëmundje, por nuk përballojnë dot shpenzimet për të vlerë ilaçe, ndërsa nga institucionet nuk është bërë asgjë për përfitimin e një ndihme sociale.

Fëmijët e familjes Jakja, Klevisi 10 vjeç, Ervisa 8 vjeçe dhe Danjeli 5 vjeç, shpesh herë kanë fjetur gjumë pa ngrëne rrëfen mes lotësh e ëma e tyre. Vogëlushët nuk kanë marrë asnjëherë dhurata, ndërsa detyrat e shkollës i bëjnë në dysheme pasi nuk kanë tavolinë.

Familja Jakja në Korçë bën për ndihmë ndaj çdo individi dhe institucioni.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco