VIDEO-SYRI TV/ Braktiset Mavrova e Selenicës, banorët: Nuk kemi ujë të pijshëm dhe as rrugë

13:03, 02/03/2023
A+ Aa A-

Shpopullimin  masiv të Shqipërisë po e përjetojnë më shumë fshatrat në të katër anët e vendit. SYRI TV sjell në vëmendje një tjetër fshat të braktisur në qarkun e Vlorës. Mavrova është vetëm 10 kilometër nga Bashkia e Selenicës, por mungesa e infrastrukturës dhe ujit të pijshëm ka bërë që ky fshat të braktiset tërësisht.

Nga SYRI TV

Është vetëm 10 kilometër larg bashkisë së Selenicës, por fshati Mavrovë është i harruar, pasi në këtë zonë që prej kohës së monizmit nuk është kryer asnjë investim. Banorët thonë se në fshat nuk ka mbetur as një e katërta e popullsisë. Shkak sipas tyre është mungesa e kushteve më jetike, ujit të pijshëm dhe rrugës.

Pjesa më e madhe e banorëve të Mavrovës kanë zbritur në Vlorë ose kanë ikur në emigrim, pasi mungesa e infrastrukturës e bënë të pamundur zhvillimin normal të jetës në zonë.

Mavrova renditet ndër fshatrat më të braktisur të bashkisë Selenicë. Në zonë nuk ka më të mbjella, të vetmit banorë që kanë mbetur janë të moshuarit ku si burim jetese kanë fëmijët e tyre që sjellin pakë të dhëna nga emigracioni.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco