Mot i butë dhe reshje të pakta, parashikimi i motit për këtë javë

Mot i butë dhe reshje të pakta, parashikimi i motit për këtë javë

08:41, 27/02/2023
A+ Aa A-

Dita e sotme , 27 shkurt dhe ajo e nesërme  mbeten në mbizotërimin e  kthjellimeve ndërsa do të ketë reshje të pakta shiu. Në zonat malore do të kemi reshje shiu ndërsa në zonat e thella malore të kemi reshje të dëborës. Deri ditën e premte do të kemi më shumë orë e diell por vranësirat e shpeshta do të mbeten prezente.

Duke filluar nga e mërkura deri të premten reshjet do të izolohen vetëm në zonat malore, ndërsa ultësira perëndimore do të jetë në dominimin e kthjellimeve, njofton meteorologu Hakil Osmani në Euronews Albania.

Sipas tij, fundjava ka sinjale të ketë më shumë  vranësira të cilat do të shoqërohen me reshje shiu, ku më të shumta do të jenë në zonën veriore. “Duke filluar nga sot deri të premten do të kemi një përmirësim të parametrit të erës, ndërsa në fundkavë erërat do të jenë të forta”- tha .

Osmani informoi se sot e nesër pritet që temperaturat të jenë të larta. Ndërkohë duke filluar nga e mërkura e në vijim do të kemi rënie të temperaturave të ajrit, duke bërë që vlerat maksimale të zbresin në 15 gradë celsius ndërsa vlerat minimale  -1 gradë celsius.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco