VIDEO/ Proçesionarja - 230 ha pisha të infektuara në Qafë Shtamë, inxhinieri: Nuk janë marrë masa efikase

12:01, 17/02/2023
A+ Aa A-

Sëmundja proçesionarja e pishave  po dëmton masivisht pishat në parqet kombëtare. Vetëm në Qafë Shtamë janë dëmtuar 230 hektarë pisha. Inxhinieri i pyjeve bën apel që institucionet duhet të investojnë dhe të marrin masa efikase për eliminimin e insekteve që po i thajnë çdo vit pyjet.

Nga SYRI TV

Pishat e Parkut Kombëtar të Qafë Shtamës prej vitesh po rrezikojnë të thahen nga sëmundja e proçesionares. Të paktën 230 hektarë janë infektuar dhe larvat po i dëmtojnë ato, kryesisht pishën e zezë. Sipas inxhinierit të pyjeve, Abdulla Hasanaj, masat  e institucioneve nuk kanë qenë efikase, duke treguar edhe metodat e duhura për eliminimin e këtij insekti dhe frenimin e dëmtimit të pishave.

Por sëmundja proçesionare e pishave ka infektuar dhe parqet e tjerë të vendit. Dhe pse vitet e fundit ka një përmirësim të lehtë, insekti vijon të jetë i pranishëm në pyje duke i tharë ato.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco