Lajmi i fundit

LIVE/ Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Dyfishohet edhe çmimi i patentës

Dyfishohet edhe çmimi i patentës

19:33, 16/02/2023
A+ Aa A-

Për të marrë një leje drejtimi të kategorisë B qytetarët këtë vit do duhet të paguajnë minimum nga 85 mijë lekë.

Ky dyfishim i çmimit vjen pas një marrëveshjeje të nënshkruar nga DPSHTRR, DPT dhe shoqata e autoshkollave, që kanë dakordësuar çmimet minimale të unifikuara për orët teorike dhe praktike.

Sipas DPSHTRR, ndryshimi bëhet për të eleminuar sekserët dhe konkurrencën e pandershme që ka përfshirë tregun e autoshkollave.

‘Kjo marrëveshje ndihmon që ne të fuqizojmë autoshkollat e ndershme, të mbrojmë autoshkollat e ndershme.

Duhet të pranojmë që jo të gjithë janë të tillë. Kemi sot ende fenomenin e sekserëve të cilët bredhin lart e poshtë duke i gjetur atyre një autoshkollë sa për letra. Ka rënë vlera e autoshkollimit,’- thotë drejtori i DPSHTRR, Blendi Gonxhe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco