https://www.youtube.com/watch?v=aZtDhdUxbIM

KAFE SHQETO/ Ulje dramatike e numrit të lindjeve, Shqipëria drejt plakjes dhe zhdukjes

11:45, 14/02/2023
A+ Aa A-

Të ftuar në Emisionin e Mëngjesit 'Kafe Shqeto' në SyriTv ishin pedagogia, Eris Dhamo dhe gazetarja Mirilda Tili.

Situata dramatike me rënien e lindjeve në vend dhe çështjet e abortit kanë sjellë këtë situatë të vështirë në Shqipëri.

"Ajo që dua të shtoj është që i referohet faktorit të strukturës të popullatës pas demokracisë. Teknologjia, përparimet në shkencë dhe shëndetësi ka sjellë rritjen e jetëgjatësisë së popullatës në vend.

Për shkak të largimit të pjesës më Nertile të Shqipërisë kemi një ngushtim të piramidës. Në fillim të viteve 90 emigracioni ishte karakteristikë e meshkujve që ktheheshin dhe bënin fëmijë. Ndërsa emigracioni solli dhe transformime të reja të marrëdhënies ku u shtuan divorcet, zhvillimi i shpejtë i grave ku është shtyrë mosha e lindjes kjo shtyrje që më para ishte 20 vjeçe tani mosha mesatare është diku ke 35 vjeçe.

Sipas viteve që janë marrë në shqyrtim që nga viti 1934 jemi në pikën më të ulët të numrit të lindjeve që gati në një shekull."- U shpreh Dhamo.

Tili është shprehur se kjo situatë vjen dhe si pasojë e aborteve të shumtë si pasojë e nisjes së vonë të shtatzënisë nga çiftet.

"Duke shtuar në argument jo vetëm fakti i numrit të lindjeve që ka rënë, por ka një disnivel të numrit të shtatzënisë me numrin e fëmijëve që vijnë në jetë ka një disnivel të lartë pasi kemi shumë aborte spontane.

 Për shkak të rritjes në karrierë dhe moshës së madhe që fillon familja tani dhe fillimi i familjeve pas 30 –dhjetave nuk është mosha ideale për të lindur për një femër dhe si pasojë sjellë probleme të mëdha."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco