SYRI TV/ Pasojat e tërmetit 7.8 ballësh, flet kreu i ‘Vatrës’ në Stamboll

11:56, 06/02/2023
A+ Aa A-

Situatën e rëndë pas tërmetit 7.8 ballësh në Turqi, e komentoi në një lidhje direkte për Syri TV edhe kreu i shoqatës ‘Vatra’ në Stamboll, Bora Zukali.

Ai deklaroi se goditja ishte shumë e fuqishme, sa edhe pallatet e reja të ndërtuara me standarde të larta janë shembur totalisht, ndërsa shtoi se tërmeti ka dëmtuar edhe infrastrukturën duke pamundësuar kalimin e ambulancave dhe zjarrfikëseve.

Ndërkohë Zukali, foli edhe për ndihmën dhe solidaritetin të liderëve globalë ndaj Turqisë, duke përfshirë edhe Izraelin dhe Greqinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco