SYRI TV/ Lagja 14 në Durrës pa investime, banorët: Ujërat e zeza derdhen në ambient

14:36, 30/01/2023
A+ Aa A-

Zonat periferike të Durrësit janë lënë pa investime. Në lagjen 14 të qytetit, rrugët janë të paasfaltuara, ndërsa një kanal i ujërave të zeza është kthyer në kërcënim për shëndetin e banorëve.

Nga SYRI TV

Me rrugë të paasfaltuara dhe me gropa të mbushura me ujërat e shirave, këmbësorët dhe drejtuesit e automjeteve duhet të përballen çdo ditë. Por rruga e degraduar, nuk është problemi i vetëm, pasi prej shumë vitesh banorët përballen me ndotjen e krijuar për shkak të mospastrimit të kanalit të ujërave të zeza.

Me erën kutërbuese e rrezikun e epidemive në verë si edhe përmbytjen nga shirat në dimër, ky kanal është kthyer në makthin e qytetarëve. Banorët janë ankuar shpesh për këtë problem, por deri më tani, nuk kanë pasur zgjidhje  nga bashkia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco