FOTO/ Diell dhe ftohtë, ja si do të jetë moti për javën që vjen

FOTO/ Diell dhe ftohtë, ja si do të jetë moti për javën që vjen

15:40, 29/01/2023
A+ Aa A-

Edhe java që vjen, do të jetë thuajse njësoj si java që po mbyllim.

Me ditë me diell, por të ftohta dhe me raste edhe shira lokalë, por të dobëta.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka bërë parashikimin e motit për javën që vjen.

Për javën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si pasojë e masave ajrore kryesisht të thata dhe të ftohta me origjinë veriore.

Në këtë mënyrë në pjesën më të madhe të ditëve moti parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare. Vranësirat do të jenë më tepër prezente për ditën e nesërme po pa praninë e reshjeve të shiut ndërsa për ditën e Martë vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta në lindje të vendit dhe jug.

Përjashtim bënë dita e Enjte ku vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive ndërsa në relievet malore do të ketë reshje dëbore.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco