VIDEO-SYRI TV/ Reshje dëbore në disa qarqe, problematika në Kukës dhe Korçë

13:46, 22/01/2023
A+ Aa A-

Pavarësisht përmirësimit të motit gjatë kësaj të diele, reshjet e ditëve të fundit në disa qarqe të vendit krijuan jo pak probleme. Në qarkun Shkodër vijojnë të jenë nën ujë mbi 1220 ha tokë, ndërkohë probleme ka edhe në qarkun Lezhë. Ndërsa në qarkun e Dibrës, Kukësit dhe Korçë ku ka patur reshje bore, rekomandohet përdorimi i gomave dimërore.

Nga SYRI TV

Disa qarqe të vendit vijojnë të kenë problem si pasojë e motit të keq. Më problematike situata paraqitet në qarkun e Kukësit, ku disa fshatrave të thella janë të bllokuara pas reshjkeve të borës. Sipas njësive të qeverisjes vendore të këtij qarku, raportohet se trashësia e borës në Bashkinë e Tropojës duke përfshirë dhe Valbonën, arrin mbi 50 cm, ndërkohë në disa fshatra të bashkisë Kukës bora ka arritur deri në 15 centimetër.

Reshje dëbore ka pasur edhe në qarkun e Dibrës, ku gjatë natës së mbrëmshme disa automjete janë bllokuar në qafën e Murrizit. Por pas ndërhyrjes së borëpastrueseve situata është normalizuar dhe qarkullimi i është rikthyer normalitetit. Ndërkohë në Qarkun Korçë gjatë natës ka pasur reshje shiu/dëbore me intensitet të ulët. në akset rrugore është punuar me mjetet borëpastruese dhe kriposje për mosbllokimin e tyre.

Ndërsa situata e përmbytjeve në Lezhë e Shkodër vijon të shkaktoj dëme të shumta në tokat bujqësore. Prezencë uji ka edhe në disa oborre banesash ku banorët thonë se shkak është shkarkimi i hidrocentraleve.

Banorët fajësojnë qeverinë për keqmenaxhim të hidrovoreve. Sipërfaqja totale e përmbytur në Bashkinë Shkodër është 1220 hekratë, sipërfaqja e rritur me 100 hektarë në krahasim me ditën e djeshme. Njësia Administrative Dajç ka 20 hekratë tokë bujqësore nën ujë. Në vendin e quajtur Surrelat e Shirqit ( pikë ekspansioni i lumit Buna), rruga Shirq-Darragjat ka prezencë uji 30 cm, për momentin rruga është e pakalueshme për mjetet e ulëta.

Kuota lumit Drin është në nivelin +0.5 m, Kuota e lumit Mat vazhdon të këtë gjendje të ngritur duke shkuar tek normalja, , për shkak të shkarkimeve të H/C Ulëz e Shkopet, 220 m³/s, kurse nga Diga Qafë Mollë e H/C mbi lumin Fan është rreth 80 m³/s, por pa krijuar problem.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco