Dëborë dhe acar, moti për ditën e sotme në vend

Dëborë dhe acar, moti për ditën e sotme në vend

08:10, 22/01/2023
A+ Aa A-

Sipas MeteoAlb, vendi ynë do të paraqitet në mbizotërimin e masave të ftohta verilindore duke bere që herë pas here të ketë zhvillim të vranësirave duke gjeneruar reshje dëbore, më të dukshme reshjet e dëborës do të jenë në verilindje dhe juglindje të territorit KU qarku i Korçës do të zbardhet nga dëbora.

Për sa përket, bregdetit dhe pjesërisht zona e ulët do të kenë shira të dobët dhe afat-shkurtër. Pritet që dëbora të zbresë edhe në disa zona të ulëta; Krujë, Elbasan, berat e shumë zona malore në jug të vendit.

Temperaturat e ajrit do të bien sërish në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke u luhatur nga -6°C deri në 11°C.

Era do fryjë mesatare në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë 45 km/h nga drejtimi Juglindor, për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim mbi 3 ballë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco