Dasho: Gripi sezonal si çdo vit tjetër, antibiotikët të përdoren me kujdes, kanë efekte anësore

Dasho: Gripi sezonal si çdo vit tjetër, antibiotikët të përdoren me kujdes, kanë efekte anësore

20:52, 15/01/2023
A+ Aa A-

Në një intervistë për Ora News, mjeku Erion Dasho u shpreh se dihet se gripi ashtu edhe Covid-19 pësojnë mutacione të shpeshta dhe çdo sezon ka ato tipet ose nëntipet e veta.

Sipas tij në raport me gripin sezonal flitet për një situatë virozash si në çdo vit tjetër dhe nuk është se kemi një situatë të ndryshme.

Dasho: Dihet se gripi ashtu edhe Covid-19 pësojnë mutacione të shpeshta dhe çdo sezon ka ato tipet ose nëntipet e zakonshme. Pjesa më e madhe e ndryshimeve janë më të vogla. Kështu gjen një popullatë që është më e përgatitur  për këtë virus. Këtë vit nuk bëjmë fjalë për një virus që të ketë një mutacion kaq të shprehur. Flasim për një situatë virozash si në çdo vit tjetër. Nuk është se kemi një situatë të ndryshme.

Të paraqitesh tek mjekët është një gjë normale, prandaj është ngritur sistemi shëndetësor. Unë e inkurajoj të shkuarën tek mjeku, pasi çdo këshillë në distancë nuk bën efektin e duhur, ose mund të bëjë një efekt t ë dëmshëm. Prandaj sugjerojë që nëse fëmijët kanë shqetësime, atëherë prindërit tu drejtohen mjekëve pediatër. Parandalimi për sëmundjen virusale është kyç, sepse sikurse dihet se antibiotikët që kanë efekt ndaj baktereve, nuk kanë efekte ndaj viruseve.

Dasho shtoi se vaksinat ndaj gripit dhe Covid-19, shmangin infeksionin dhe ulin shenjat klinike duke kaluar forma shumë të lehta të sëmundjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco