SYRI TV/ Shpopullimi, besimet fetare marshim paqeje: Njerëzit po largohen prej varfërisë

16:44, 14/01/2023
A+ Aa A-

Komunitetet fetare në elbasan kanë marshuar së bashku në rrugët e qytetit, kundër shpopullimit të vendit.

Tema e “Marshimit të Paqes”, ka qenë pikërisht plaga e emigrimit masiv që ka prekur Shqipërinë gjatë viteve të fundit.

Sipas përfaqësuesve të besimeve fetare, njerëzit po largohen nga Shqipëria për shkak të nevojave, ndërsa sipas tyre, duhet reflektim i përbashkët për të ndalur këtë problem

Drejtuesit e besimeve në Elbasan i bën thirrje indirekt politikës që të ketë vizion dhe të mendojnë për vendin.

Koordinatori i Qendrës së Bashkëpunimit Ndërfetar, Sokol Lulgjuraj, u shpreh se emigracioni është temë aktuale që kërkon edhe konsideratat e komuniteteve fetare.

“Ne duhet të shprehemi dhe duhet të japim konsideratat tona si komunitete fetare  sesi dhe pse duhet t'i mbrojme dhe duhet t'i eleminojmë  vlerat nga një anë dhe antivlerat nga ana tjetër”, u shpreh Lulgjuraj.

Tema e shpopullimit është kthyer në shqetësim serioz për vendin, teksa deri më tani qeveria është justifikuar me faktin se nuk mund të ndalë askënd të largohet nga shqipëria.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco