SYRI TV/ Ndërprerje energjie në fshatin Babicë prej rrjetit të amortizuar, OSHEE pranon problemet

13:01, 14/01/2023
A+ Aa A-

Banorët e fshatit Babicë në Vlorë ankohen për ndërprerje të shpeshta të energjisë elektrike. Shkak i problemeve është rrjeti i amortizuar, për të cilin sipas OSHEE kërkohen investime.

Nga SYRI TV

Fshati Babicë në Vlorë po përballet me probleme të ndërprerjes së energjisë elektrike. Shkak i problemeve dyshohet të jetë rrjeti i amortizuar, i cili shfaq avari gjatë momenteve kur përkeqësohet moti.

Banorët tregojnë se në rrjet ka pasur ndërhyrje të herë pas hershme, por sipas tyre ato nuk i kanë dhënë zgjidhje problemit.

Për shkak të ndërprerjes së shpeshtë të energjisë, banorët kanë pasur probleme me elektro-shtëpiaket.

Të kontaktuar me telefon, përfaqësues të OSHEE tregojnë se ka ende nevojë për investime për të shmangur problemet e ndërprerjes së energjisë elektrike në këtë fshat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco