Si do të jetë moti këtë fundjavë? Zbuloni parashikimin e sinoptikanëve

Si do të jetë moti këtë fundjavë? Zbuloni parashikimin e sinoptikanëve

23:02, 13/01/2023
A+ Aa A-

Dita e shtunë pritet të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira hera -herës deri të dendura. 

Përgjatë vijës bregetare reshje shiut të herëpasherëshme me intensitet të ulët, në orë e pasdites reshjet e shiut do të shtrihen edhe në pjesën jugore të vendit me intensitet të ulët të karakterit lokal.

Dita e diel do të jetë nën ndikim të ushteve atmosferike të qendrueshme të cilat do të sjellin  mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira.

Era pritet të jetë nga veriperëndimi-jugperëndimi me shpejtësi mesatare 1-6m/sek, e hera-herës fiton shpejtësi deri në 12m/sek.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco