Analiza e Krifcës për bujqësinë/ Fermeri: Propagandë e hidhur e qeverisë, ishte viti më i keq

18:22, 13/01/2023
A+ Aa A-

Fermeri Alban Çakalli i ftuar në edicionin e pasdites me Armela Ferkon në Syri Tv ka hedhur poshtë deklaratat e ministres së bujqësisë Frida Krifca e cila është shprehur se  janë rritur eksportet për bujqësinë dhe blektorinë.

Çakalli ka thënë se realiteti është i kundërt nga çfarë propagandohet nga qeveria pasi viti që lam pas ishte viti më i vështirë për fermerët duke treguar se “Ballkani i Hapur” është arsyeja kryesore që jemi të sulmuar nga rritja e çmimeve.

"Ndoshta ministrja mendon se janë rritur eksportet por realiteti është ndryshe sepse viti 2022 ishte jashtëzakonisht shumë i vështirë për fermerët dhe kostot në fermë u rritën në masën 40%. Tek fermerët nuk ka pasur asnjë fitim dhe kjo gjë na bënë që të mos punojmë më në bujqësi. Ministrja shikon vetëm eksportin dhe nuk shikon se i kemi blerë input-et bujqësore nga jashtë me çmime marramendëse.

Në Europë nuk ka tkurrje të blektorisë, është një propagandë që e bën Ministria e Bujqësisë. Ne jemi sulmuar shumë nga hapja e “Ballkanit të Hapur” që qumështi ka ardhur me kosto shumë të lirë sepse Serbia e subvencionon jashtëzakonisht shumë fermerin ku çdo blektor në Serbi subvencionohet për çdo litër qumësht,  për krerët e bagëtive  dhe jonxhën e të gjitha produktet që gjëja e gjallë konsumon, ndërsa ministrja e bujqësisë në Shqipëri subvencionon vetëm 100 mijë lekë të vjetra për krerë.  Kjo bën që fermeri serb të jetë jashtëzakonisht konkurrues me blektorin shqiptar. Kjo bën që shumica e baxhove ta marin qumështin nga Serbia dhe mos të marin nga blektorët tanë."

Gjithashtu Çakalli ka komentuar edhe deklaratën tjetër të ministres Krifca e cila tha se për shkak të prodhimit të bollshëm të vajit të ullirit do të lidhin marrëveshje me ministrin italian dhe frances për lidhjen e eksportit.

"Çështja e vajit të ullirit është zgjidhje e përkohshme ose për të kaluar radhën sepse në total  ne kemi diku deri ne 4litra për çdo banor. Pra ne nuk është se kemi sasi të lartë të vajit të ullirit por ne nuk kemi konsumatorë sepse qytetarët shqiptarë me pagat që kanë nuk arrijnë të blejnë ushqimet bazë jetike për t’u furnizuar në përditshmërinë e tyre. Në qostëse ne do të kishim rritur pagat dhe pensionet do ndikonte që gjithë ajo sasi vaji ulliri të konsumohej në vendin tonë dhe nuk do kishim problematikat e gjetves së tregjeve të reja", tha ai. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco