VIDEO-SYRI TV/ Ministrja Krifca analizon 2022: Bujqësia solli rritje në GDP e vendit

17:32, 13/01/2023
A+ Aa A-

Në analizën vjetore të Ministrisë së Bujqësisë, Ministrja Frida Krifca deklaroi se sektori ka pasur kontribut pozitiv në GDP gjatë vitit 2022, me rritje prej rreth 0.05 përqind. Por, shifrat e INSTAT tregojnë se në 10 vjet, sektori i Bujqësisë ka pasur vetëm rënie  në prodhimin e brendshëm bruto, duke prekur vlera negative në raport me sektorët e tjerë. Ministrja u justifikua për tkurrjen e sektorit të Blegtorisë, duke u shprehur se kjo ndodh dhe në Europë.

Nga SYRI TV

Ministrja e Bujqësisë Frida Krifca, bëri analizën vjetore të institucionit që drejton, duke pretenduar se Bujqësia ka shënuar rritje të në prodhimin e Brendshëm bruto gjatë vitit 2022. Sipas saj, në vitin 2022, Bujqësia pati rritje me 0.05 përqind në prodhimin e brendshëm bruto.

Por, si qëndron e vërteta? Pak ditë më parë, revista Monitor, e specializuar për ekonominë, duke përpunuar shifrat e INSTAT, rezulton se sektori i Bujqësisë ka qenë i vetmi që ka pasur kontribut negative në Prodhimin e Brendshëm Bruto gjatë 9 muajve të vitit 2022. Sipas Monitor, ekonomia në tërësi u rrit me 4.3 përqind, ndërsa bujqësia pati një rënie me 0.02 përqind, ku shkak është sektori i blegtorisë që këtë vitet e fundit ka ardhur duke u rrudhur. Por edhe për rënien e sektorit të blegtorisë, Ministrja nuk mban përgjegjësi, pasi sipas saj, kjo po ndodh edhe në Europë.

Sektori i Bujqësisë ka pasur rënie në kontributin që jep në ekonomi nga vitit në vit. Kështu, sipas shifrat, në vitin 2010, bujqësia kishte normë rritje vjetore deri në 11 përqind, ndërsa në vitin 2021, kjo normë ra për herë të parë në vlera negative nën -2 përqind. Gjatë konferencës ministrja u pyet nga gazetarët edhe për problemin e tregut për vajin e ullirit, ndërsa përsëri nuk dha përgjigje konkrete, Frida Krifca deklaroi se ulliri do të përfshihet te skemat mbështetëse.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco