Ndryshime në rregulloren e Maturës, Kushi: Do të ketë rivlerësim të testeve

Ndryshime në rregulloren e Maturës, Kushi: Do të ketë rivlerësim të testeve

11:31, 12/01/2023
A+ Aa A-

Ministrja e Arsimit Evis Kushi njoftoi këtë të enjte ndryshimet e bëra në rregulloren e maturës shtetërorë

Gjatë konferencës për analizimin e arritjeve dhe objektivave të dikasterit që ajo drejton, Kushi bëri me dije se tashmë me rregulloren e re maturantët do të kenë të drejtë të kërkojnë rivlerësimin e testit në momentin që nuk janë të kënaqur me notën.

Ministrja shtoi se rivlerësimi i testeve do të bëhet nga një komision i posaçëm që që do të ngrihet pas ankesës së ardhur nga nxënësi.

“Në rregulloren e re të Maturës Shtetërore, është shfuqizuar neni që nuk lejonte rivlerësimin e testit. Ka qenë një shqetësim i vazhdueshëm, për shkak të kohës së kufizuar që ne si ministri, kishim për të korrigjuar provimet dhe për të publikuar rezultatet në kohën e duhur. Ishte e pamundur që të kishte dhe një kohë në dispozicion për rivlerësimin.

Por tashmë i kemi marrë të gjitha masat do ketë komisione të veçanta dhe në shkollë dhe në qendrën e shërbimeve arsimore, ku nxënësit do të kenë të drejtën e tyre që jo vetëm të marrin testin e korrigjuar, por që të ngrihet një komision transparent dhe nxënësi të marrë notën që meriton”, tha Kushi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco