Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Varianti i ri i Covid, mjekja flet mbi rreziqet e XBB

Varianti i ri i Covid, mjekja flet mbi rreziqet e XBB

20:59, 07/01/2023
A+ Aa A-

Mjekja shqiptare në Gjermani, Aurora Dollenberg, tha se përhapja e rrufshme e variantit të Covid-19 XBB, në Kinë dhe në SHBA nuk përbën një rrezik për Evropën.

Në një intervistë për Euronews Albania, Dollenberg, tha se kontinenti Evropian është tashmë prekur nga një valë e variantit B në pranverë, duke bërë që të sigurohen antitrupat e nevojshëm për qytetarët.

Dollenberg shtoi se varianti XBB përhapet 120% më shpejt se Omicron duke bërë që situata të vijojë të jetë delikate.

“Përhapja e rrufeshme e variantit XBB qoftë në Amerikë por edhe Kinë bëjnë që të kemi një rrezik edhe për Evropën. Më shumë se 120% është ky variant më infektues se Omicon dhe e dimë që Omicron është një virus 10 herë më infektues se variant klasik i Covidit. Kemi të bëjmë me një situatë shumë delikate pasi përhapja e këtij virusi po ndodh me një shpejtësi shumë të lartë.

Gjithësesi për Evropën mund të themi se kemi një heqje të panikut nga OBSH, pasi në pranverën e 2022 ne kemi patur një valë të variantit B, duke bërë që të kemi antitrupa në lidhje me këtë variant”, tha Dollenberg.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco