VIDEO-SYRI TV/ Banorët nuk presin Bashkinë e Lezhës, e shtrojnë vetë rrugën

VIDEO-SYRI TV/ Banorët nuk presin Bashkinë e Lezhës, e shtrojnë vetë rrugën

17:38, 07/01/2023
A+ Aa A-

Në Lezhë, banorët e një lagjeje janë bashkuar dhe kanë rikonstruktuar vetë rrugën.

Nisma është ndërmarrë nga ish-futbollisti i njohur, Dritan Smajli, i cili shprehet se pushteti i ka lënë në harresë.

Për të lehtësuar lëvizjen e më shumë se 20 familjeve, disa banorë të kësaj lagjeje ndërmorën në mënyrë vullnetarë shtrimin me beton të rrugës

Nisma u ndërmor nga ish-futbollisti i Besëlidhjes dhe i Kombëtares, tashmë trajner i Veleçikut, Dritan Smajli, si dhe banorë të tjerë për t’i dhenë një zgjidhje provizore problemit të tyre disavjeçar.

Ish-futbollisti Dritan Smajli tregon se pushteti nuk ka vënë dorë.

Sipas banorëve rruga me një gjatësi rreth 100 metra ishte bërë e pakalueshme, ndaj në këto kushte ndërhyrja nga banorët e lagjes ishte e domosdoshme.

Banorët  thonë se nga Bashkia Lezhë iu është bërë me dije se projekti për rehabilitim e kësaj zone është gati, por nuk është ndërhyrë ende me pretendimin e ndërtimit të ujësjellësit të ri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco