SYRI TV/ Aksi kombëtar në gjendje të mjerueshme penalizon 1 mijë familje

12:26, 26/12/2022
A+ Aa A-

25 kilometra rrugë, që lidhin pesë fshatra të Vlorës me aksin Levan-Tepelenë, janë krejtësisht të amortizuara. Rruga gëzon statusin e një aksi kombëtar, por gjendja aktuale e saj është më keq se një aks rural. Amortizimi i rrugës penalizon më shumë se 1 mijë familje

SYRI TV

Kjo rrugë kalon përmes fshatrave të Vlorës, për të kaluar Vjosën duke dalë në fshatin Poçem. Ky korridor, që lidh fshatrat e Labërisë me ato të Mallakastrës, është premtuar të rehabilitohet disa herë, me qëllim që t`i shërbente më shumë se 1 mijë familjeve.

Por siç shihet, gjendja është e tillë, rruga është e amortizuar, gropa dhe kalldrëm, të cilat pamundësojnë lëvizjen e banorëve të këtyre zonave, për të dalë në autostradën Levan-Tepelenë.

Nëse ky aks prej 25 kilometrash do të rehabilitohej, mijëra banorë të këtyre fshatrave do të shkurtonin kohë dhe para, për të dalë në autostradë, e gjithashtu zona do të merrte tjetër zhvillim.

Ky segment, është në pronësi të Ministrisë së Infrastrukturës, konkretisht të Autoritetit Rrugor Shqiptar, pasi cilësohet si një aks kombëtar. Por gjendja aktuale e rrugës, nuk mund të krahasohet as me një aks rural.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco