SYRI TV/ Shpopullimi në Dropull: Fshati ku jetojnë vetëm 30 të moshuar

11:55, 26/12/2022
A+ Aa A-

Shpopullimi i vendit është një fenomen që ka prekur fillimisht fshatrat kufitarë. I tillë është fshati Peshkëpi në Dropull, ku aktualisht jetojnë vetëm 30 të moshuar, të cilët nuk kanë transport publik, qendra shëndetësore, apo shërbime të tjera jetike

SYRI TV

Fshatrat kufitarë, kanë prekur më herët nga të gjithë, shpopullimin! Të tilla janë zonat kufitare në bashkinë Dropull. 

I tillë është fshati Peshkëpi, ku aktualisht gjen vetëm disa të moshuar, pasi të rinjtë janë të gjithë në emigrim. Në këtë fshat, mund të thuhet plotësisht, se sot nuk ka asnjë fëmijë.

Ky fshat ka pasur rreth 150 banorë, ndërsa sot janë gjithsej 30 të moshuar.

Banorët e mbetur tregojnë se për shkak të shpopullimit, fshati nuk ka më as transport, qendra shëndetësore apo shërbime të tjera jetike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco