Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Virozat e dimrit, Dasho: Në qarkullim tre viruse, shmangni përdorimin e antibiotikëve pa kriter

Virozat e dimrit, Dasho: Në qarkullim tre viruse, shmangni përdorimin e antibiotikëve pa kriter

08:45, 25/12/2022
A+ Aa A-

Gjatë natës që kaloi Urgjenca e Pediatrisë në Tiranë është mbushur me dhjetëra pacientë të vegjël.

Shkak janë virozat masive që kanë prekur qytetarët këtë muaj.

Erion Dasho, mjek epidemiolog, në një lidhje me skype nga Gjermania për Rtv Ora thotë se situata është normale për stinën dhe se kemi të bëjmë me ato që i quajmë viroza dimërore.

"Është situatë normale përsëritet vit pas viti dhe lidhet me stinën e dimrit. Janë virozat dimërore. Për momentin kemi tre viruse që qarkullojnë, në Gjermani është Covidi dhe paralelisht me të virusi i influencës gripit dhe virusi sincicial respirator (RSV). RSV prek kryesisht fëmijët. Ka kuadër klinik më të shprehur. Në raste të caktuara kërkon trajtim në spital. Covidi shkakton kuadër klinik më të rëndë në moshën mbi 60-vjeç".

Në intervistën me gazetaren, Katerina Hysenllari, ai thotë se  të tre patologjitë janë me natyrë virale dhe duhet shmangur përdorimi pa kriter i antibiotikëve.

"Të tre këto patologji që qarkullojnë janë patologji me natyrë virale. Është e domosdoshme në radhë të parë shmangia e dhënies pa kriter të antibiotikëve, asnjë antibiotik nuk vepron ndaj asnjë prej tyre. Temperatura trajtohet kur kalon 38 ose 38.5. Gjithmonë medikamente dhe doza të përshtatshme për moshën".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco