Jumbo - Nga mbështetja e aktivitetit “Kids Mobility Days”, te dhurimi në Shtëpinë e Fëmijës 'Zyber Hallulli'

Jumbo - Nga mbështetja e aktivitetit “Kids Mobility Days”, te dhurimi në Shtëpinë e Fëmijës 'Zyber Hallulli'

13:16, 14/12/2022
A+ Aa A-

Jumbo ka mbështetur vazhdimisht iniciativa të ndryshme në suport të komunitetit, duke i dedikuar vëmendje të veçantë përgjegjësisë sociale të korporatës. Në kuadër të “Javës së Lëvizshmërisë Evropiane”, këtë herë Jumbo mbështeti aktivitetin “Kids Mobility Days” të organizuar nga Bashkia Tiranë dhe që u zhvillua pranë Sheshit Skënderbej, ku në fokus ishin qytetarët më të vegjël të kryeqytetit.

“Më pak mjete ndotëse, më shumë ecje dhe biçikletë”, kjo ishte motoja e këtij aktiviteti, mjetet e të cilit u mundësuan nga Jumbo.

Të shoqëruar nga stafi i dedikuar, fëmijët mësuan në këtë aktivitet informues dhe argëtues rregullat bazë të sigurisë rrugore, metodat e ndihmës së parë, si të pedalojnë biçikletën si dhe u argëtuan nëpërmjet lojërave të ndryshme artistike të cilat nxisin kreativitetin dhe imagjinatën e tyre.

Përfaqësuesit e Jumbo-s u shprehën se janë të lumtur që janë pjesë e iniciativave të tilla edukuese të cilat kanë impakt në shoqëri, sidomos kur bëhet fjalë për fëmijët, qytetarët së ardhmes.

Në përfundim të aktivitetit, Jumbo së bashku me përfaqësuesit e Bashkisë Tiranë dhuruan monopatinat, kokoret dhe mjetet e tjera mbrojtëse për fëmijët e Shtëpisë së Fëmijës “Zyber Hallulli”. Fytyrat e gëzuara të vogëlushëve ndërsa mbanin në duar monopatinat dhe dëgjonin me kureshtje këshillat për përdorimin e kokoreve, ishin përmbyllja e duhur e këtij aktiviteti.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco