Javë me reshje dhe vranësira

Javë me reshje dhe vranësira

07:10, 15/11/2022
A+ Aa A-

Europa perëndimore po ndikohet nga hyrja e rrymave ajrore nga Atlantiku të cilat do të sjellin rreshje shiu gjatë kësaj jave në territorin e Shqipërisë në fundjavë. 

E martë, 15 nëntor 2022

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare deri të dendura dhe reshje shiu kryesisht në zonën perëndimore dhe rresbeshe. Era do të jetë me drejtim Jug-perëndim me shpejtësi 10 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore       6/15°C
Zona e ulët         12/21°C
Zona bregdetare 14/22°C

Kosova, e martë 15 nëntor 2022

Moti do të jetë me mjegull dhe vranësira. Era do të jetë me drejtim Jug-lindje me shpejtësi 7 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre 3°C në mëngjes ndërsa në mesditë do të jenë me rënie 15°C -17°C .

E mërkurë, 16 nëntor 2022

Moti do të jetë me vranësira të dendura dhe reshje me stuhi në zonën e Shkodrës dhe perëndim. Era do të jetë me drejtim Jug-perëndim me shpejtësi 15-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5-6 me lartësi vale 1,5 deri në 2,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore       5/14°C
Zona e ulët         10/20°C
Zona bregdetare 12/19°C/ Sipas RTSH

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco