VIDEO-SYRI TV/ Cakran, stok vaji i ullirit, fermerët fierakë ankohen për mungesë tregu

12:27, 14/11/2022
A+ Aa A-

Super prodhim vaj ulliri në zonën e Cakranit në Fier, por mungon tregu. Fermerët ankohen se kanë pa shitur sasi të mëdha vaji edhe nga viti i kaluar dhe kjo sipas tyre për shkak të mungesës së një pike grumbullimi.

Nga SYRI TV

Ka qenë një vit i mbarë për ullirin, por fermerët e zonës së Cakranit ankohen  për mungesë tregu të vajit. Madje ata pohojnë se kanë pa shitur sasi edhe nga viti i kaluar.

Për SYRI TV, fermerët e kësaj zone thonë se çmimi i vajit që iu kërkojnë është shumë i ulët madje sa ai i kikirikut dhe të vetmin treg që mund të sigurojnë janë ata me njohje tek të afërmit e tyre.

Një pjesë tjetër e fermerëve pohon se kanë pa shitur ullinj kokërr përsëri në sasi të mëdha madje edhe deri në tonë.

Sipas tyre pothuajse 75% e çdo familjeje në këtë zonë ka pa shitur sasi të konsiderueshme vaj ulliri dhe kjo si shkak i mungesës së një pike grumbullimi që do të përcaktonte edhe çmimin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco