Moti për javën që vjen, ulen temperaturat

Moti për javën që vjen, ulen temperaturat

22:47, 13/11/2022
A+ Aa A-

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se kjo javë do të ketë tipare të një vjeshte të vërtetë.

Moti përgjithësisht do të mbizotërohet nga vranësira dhe kthjellime të përkohshme. Reshjet e shiut, do të përfshijnë kryesisht pjesën bregdetare me intensitet të ulët.

Herë pas here, reshjet do të marrin intensitet mesatar. Ditën e enjte dhe të premte, reshjet do të përfshijnë të gjithë vendin. Në pjesën bregdetare rrebeshe me rrufe.

Era, do të fryjë juglindje e jugperëndim e lehtë e mesatare. Në bregdet, gjatë të enjtes e të premten era e vrullshme në bregdet.

Valëzimi në det i forcës 2 deri 4 ballë.

Image


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco