VIDEO-SYRI TV/ Fermerët e Semanit do të mbjellin më pak grurë, një nga arsyet shtrenjtimi i naftës

13:40, 13/11/2022
A+ Aa A-

Lufta në Ukrainë dhe nevoja për grurë e misër, duhet të shërbente si motiv për të shtuar sipërfaqet me grurë nga fermerët shqiptarë. Por, këta të fundit tregojnë se për shkak të shtrenjtimit të naftës, plehrave kimike, mungesës së tregut dhe mungesës së mbështetjes nga shteti, këtë vit  do të mbjellin më pak grurë e misër se një vit më parë. Xhemil Beharaj ishte në Seman me fermerët e këtij fshati.

Nga SYRI TV

Fermerët e zonës së Topojës në Seman, tregojnë se këtë vit, sipërfaqet e mbjella me drithë, janë zvogëluar. Sipas tyre, shkak është bërë kostoja e lartë e imputeve bujqësore, punimit të tokës dhe mungesa e tregut për shitjen e prodhimit.

Disa nga fermerët e zonës së Semanit, tregojnë se këtë vit, do të kultivojnë drithë vetëm për nevojat familjare.

Një nga arsyet kryesore, që ka çuar në reduktimin e kultivimit të drithit lidhet me faktin se shumë fermerë kanë ende pa shitur prodhimin e sezonit të kaluar.

Aktualisht, një ton grurë shitet me 400 mijë lekë, thënë ndryshe, sipas fermerëve, ky çmim është nën kosto.

Gazetar: Xh. Beharaj

Operator: A. Mara

Redaktor: J. Hoxhaj

Montazhier: T. Foto

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco