VIDEO-SYRI TV/ Durrës, banorët e një pallati të dëmtuar në protestë, ankesa për rindërtimin

VIDEO-SYRI TV/ Durrës, banorët e një pallati të dëmtuar në protestë, ankesa për rindërtimin

16:43, 09/11/2022
A+ Aa A-

Rreth 40 familje, pronarë të apartamenteve në një pallat 8 katësh që u dëmtua nga tërmeti tre vjet më parë, u ngritën në protestë.

Banorët thonë se pallati ku kanë banesat u dëmtua në shkallën DS4 nga tërmeti i vitit 2019.

Por siç shihet dhe nga pamjet e përcjella nga Syri Tv, pallati që ndodhet në zonën e Plazhit, ende nuk ka njohur asnjë rikonstruksion.

Një pjesë e banorëve kanë përfituar bonusin për riparimin e dëmeve të apartamenteve, por pjesa strukturore e pallatit ende nuk është përforcuar, çka e bën të rrezikshme jetesën e njerëzve në këtë godinë.

Jashtë kamerave, nga bashkia Durrës tregon se ky pallat do t'i nënshtrohet përforcimeve në strukturë në të ardhmen, por pa përcaktuar se kur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco