VIDEO-SYRI TV/ Shkatërrohet aksi rrugor Fier-Ballsh, ankohen shoferët

09:45, 08/11/2022
A+ Aa A-

Aksi kombëtar Fier-Ballsh është amortizuar krejtësisht. Rruga, që dikur shërbente si aks kombëtar, sot është thuajse e shkatërruar. Drejtuesit e mjeteve shprehen se për shkak të dëmtimit të rrugës, u janë rritur kostot e mirëmbajtjes së automjeteve

SYRI TV

Dikur ky aks ishte e vetmja nyje që lidhte Fierin me jugun e vendit apo Greqinë. Por pas ndërtimit të autostradës Levan-Tepelenë, aksi i vjetër Fier-Mallakastër kaloi në plan të dytë, por jo pa rëndësi.

Janë rreth 25 km rrugë, të cilat janë amortizuar krejtësisht, ndërsa prej vitesh në to mungon dhe mirëmbajtja.

Rruga ka pësuar dëmtime të shumta, nga gropat në çdo pjesë të saj, deri në zhvendosje apo dëmtime të karrexhatës. Kjo situatë ka vështirësuar jo vetëm qarkullimin e automjeteve, por njëkohësisht është bërë edhe burim aksidentesh.

Ky aks rrugor është me rëndësi jetike për mijëra banorë të fshatrave të Mallakastrës, të cilët e përdorin atë për punët e tyre të përditshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco