Rektorati s'ka plotësuar detyrimet/ Programi i doktoraturës në fakultetin Ekonomik të Shkodrës rrezikon mbylljen

15:33, 06/11/2022
A+ Aa A-

Programi i studimit të doktoraturës në fakultetin Ekonomik të Universitetit të Shkodrës rrezikon të mbyllet, pasi rektorati nuk ka plotësuar detyrimet e projektit Erasmus+ MARDS për plotësimin e dokumentacioneve.

Universiteti i Malit të Zi, një nga investitorët e programit të Bashkimit Europian të arsimit, i ka dërguar një letër paralajmëruese rektores së Universitetit të Shkodrës Suzana Golemi. Në rast se nuk përmbushen detyrimet brenda datës 14 nëntor 2022, Universitetit të Shkodrës do t'i ndalohet çdo projekt i BE si dhe do të përballet me penalitete financiare.

"Nëse programi i doktoraturës nuk konfirmohet dhe thirrja e regjistrimit kryhet përpara përfundimit të projektit, mund të ndodhin penalitete të konsiderueshme financiare për ju si partner dhe Universiteti i Shkodrës mund të jetë në pozicionin e kthimit të parave të marra në kuadër të projektit. Gjithashtu, një masë tjetër e mundshme mund të jetë ndalimi i Universitetit të Shkodrës për të marrë pjesë në çdo projekt të mëtejshëm të BE-së për disa vitet e ardhshme, siç mund të kontrollohet në përmbajtjen e projektit."

Investitorët theksojnë që rektorati, si një përfaqesues ligjor i parnerit të projektit MARDS Erasmus+,  duhet të përgjigjet pozitivisht në mënyrë që të shmangen pasojat negative për Universitetin e Shkodrës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco