Durrësi zgjohet nën pushtetin e ujit, rrugë të përmbytura dhe vështirësi në qarkullim

Durrësi zgjohet nën pushtetin e ujit, rrugë të përmbytura dhe vështirësi në qarkullim

11:13, 05/11/2022
A+ Aa A-

Mëngjesi i ka rigjetur rrugët e Durrësit nën pushtetin e ujit. Reshjet intensive që kanë rënë përgjatë orëve të natës, kanë krijuar të njëjtën panoramë të qytetit bregdetar, atë të rrugëve të përmbytura.

Disa prej akseve në lagjen 16 dhe 17, kanë krijuar vështirësi edhe në qarkullimin e mjeteve, pasi uji ka vërshuar në trotuare.

Edhe aksi i brendshëm që të çon drejt stadiumit “Niko Dovana”, në disa prej segmenteve është zgjuar nën ujë.

Ndërkohë që situata e motit ka ndikuar edhe në veprimtarinë operacionale të Portit të Durrësit, ku pas njoftimit të Drejtorisë së Përgjithshme Detare, anijet e tonazhit të ulët dhe të peshkimit ndodhen të akostuara në kalata, deri në një urdhër të dytë, për rikthimin në normalitet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco