Fermeri nga Tepelena humb toruan, pret vreshtin 26 vjecar prej 5 dynymësh

Fermeri nga Tepelena humb toruan, pret vreshtin 26 vjecar prej 5 dynymësh

10:40, 11/10/2022
A+ Aa A-

Vasili dhe Vasilika një çift fermerësh nga Tepelena të ftuar në Emisionin e Mëngjesit në ‘Kafe Shqeto’ na treguan sesi u përballë me një çast shumë të vështirë të jetës së tyre.

Momenti i rënduar psikologjik i Vasilit pasi i kishte mbetur i gjithë mundi i vreshtarisë pa shitur, përfundoi duke prerë të gjitha hardhitë.

Çifti u shpreh se kjo situatë vjen nga katër vite dhe nuk është vetëm në këtë sezon.

Kishim 25 vite që po punonim me emigrimin dhe tani që e shikoj këtë skena më vjen për të qarë. Që nga mosha 30 vjeçar ika në Greqi dhe u ktheva pas 25 viteve atje dhe tani pasi kemi hedhur gjithë ato lekë në vreshta nuk po mundim që ta shesim prodhimin me u bënë gati 3-4 vite rresht ky problem.

Nuk kemi gjetur përkrahje nga qeveria pasi subvencionet nuk kanë ardhur te ne, përveç që u kemi dhënë voton asgjë tjetër nuk kemi parë nga kjo qeveri.

Tregtari tallet duke e kërkuar rrushin me 1-qind lek të vjetra, të gjithë mundin e 25 viteve në Greqi e hodha këtu ne vendin tim dhe ja se çfarë mora mbrapsh.

Nga puna atje më mbeteshin gati 1 mijë euro ndërsa sot vetëm dal minus nga puna që bëj këtu.

Zonja u shpreh se situata agravoi pasi atë ditë ai ishte në treg dhe pas 'talljes' nga tregtarët erdhi dhe preu të gjitha hardhitë në vreshtë.

Çifti tregoi se kjo situatë është e njëjta për të gjithë banorët e fshatit në rrethinat e Tepelenës, ku mungon edhe uji i pijshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco