Tetori nisi me reshje shiu, çfarë do të ndodhë me temperaturat ditët në vijim

Tetori nisi me reshje shiu, çfarë do të ndodhë me temperaturat ditët në vijim

16:02, 01/10/2022
A+ Aa A-

Muaji tetor hyri me reshje shiu thuajse në të gjithë vendin. 

Sipas MeteoAlb, në pjesën e dytë të ditës vranësirat do të shtohen duke sjellë reshje shiu në të gjithë territorin më të dukshme shirat do të jenë në Veri dhe pjesërisht në zonat Qendrore.

Surprizuese mbeten temperaturat. 

Edhe këtë të shtunë ato do të regjistrojnë vlera të larta deri në 30°C, pavarësisht reshjeve të shiut. 

Reshjet do të vijojnë në formën e rebesheve gjatë mbrëmjes e deri në orët e para të së dielës. 

Të dielën reshjet e shiut do të ndalojnë për t'i lënë vendin orëve me diell. Temperaturat sërish do të mbeten të larta.

 

Javën e ardhshme moti do të karakterizohet nga kthjellime dhe temperatura deri 25 gradë celcius. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco