Protesta e veçantë kundër mbylljes së kopshtit, fëmijët ngjyrosin para zyrës së Ramës

17:03, 29/09/2022
A+ Aa A-

Dhjetëra prindër dhe fëmijë janë mbledhur në protestë para kryeministrisë këtë të enjte për të kundërshtuar mbylljen e kopshtit “Zybeide Hanim”. VKM për mbylljen e kopshtit është konsideruar e padrejtë nga prindërit të cilët kërkuan rishikimin e tij. Ndërkohë prania e fëmijëve që u mblodhën duke ngjyrosur, recituar dhe bërë thirrje për hapjen e kopshtit, e ka bërë më të veçantë këtë protestë.

Këto janë thirrjet që fëmijët e kopshtit “Zubeyde Hanim” i drejtojnë kryeministrit për të mos mbyllur kopshtin. Me ngjyra dhe fleta në duar, ato thonë se kopshti i mungon, ndërsa vizatimet shprehin shumë mbi përjetimet e tyre.

Të stepur nga vendimi i Ministrisë së Arsimit për të cilin kërkojnë të anullohet, prindërit e fëmijëve janë të vendosur të ndjekin rrugët ligjore, ndërsa udhëzimit të ministrisë për t’i dërguar fëmijët në kopshte të tjera alternative, nuk i përgjigjen pozitivisht.

Mbyllja e kopshtit ka prekur edhe edukatoret, të cilat në kohë krize mbeten të papuna. Protestat për mbylljen e kopshtit “Zubeyde Hanim” do të vijojnë edhe në ditët e ardhshme.

Gazetare: F.Çela, Operator: S. Goga, Montazhier: E. Goga

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco