SYRI TV/ Nuk ndalet Rama, urdhëron mbylljen e kopshtit të 'Turgut Ozal'

11:11, 23/09/2022
A+ Aa A-

Qeveria e Edi Ramës duket se i është nënshtruar tërësisht kërkesave nga jashtë për të goditur institucionet arsimorenë vend. Pas presioneve të vazhdueshme të Turqisë, qeveria shqiptare ka filluar të lëvizë duke mbyllur fillimisht kolegjin e vajzave “Mehmet Akif” gjatë ditës së djeshme dhe së fundmi edhe kopshtin në varësi të kolegjeve “Turgut Ozal”.

Përfaqësuesit ligjorë të kolegjeve “Turgut Ozal” reaguan sot për mediat, ndërsa më herët kanë informuar edhe familjarët për situatën e krijuar, të cilën ata e konsiderojnë tërësisht të paprecedentë dhe një goditje e rëndë për arsimin cilësor në Shqipëri.

Në reagim, ata hedhin dyshime të forta mbi qëllimet e vërteta të mbylljes së shkollave, të cilat nuk kanë të bëjnë me plotësimin e standardeve, edhe pse ambientet e këtij kopshti sipas tyre janë ndër më modernët në Tiranë.

Ndërkohë, avokati Isuf Shehu tha se kopshti është financim holandez dhe se çështja do të ndiqet në rrugë ligjore. "Nuk ka lidhje mes fondacionit të Gylestan dhe shoqërisë 'Turgut Ozal'. Aktiviteti i kopshtit është pjesë e aktivitet të shoqërisë 'Turgut Ozal', që është pjesë e një investimi të huaj holandez”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

DEMOKRATI I BAZS23/09/2022 13:46

Është TURP dhe OFENDIM shumë i rëndë për talebanët afganë, që këtë qeveri ta quash QEVERI TALEBANE!! Këta janë më keq akoma se sa terroristë e ISIS që prishnin veprat e artit dhe shkatërronin qendrat dhe zonat muzeale, arkeologjike dhe qendrat arsimore!!! Diktatori Erdogan ka lëshuar në Shqipëri hijenat e veta analfabete, anadollake dhe mizerable për të kafshuar dhe ngrënë institucionet më prestigjioze edukative dhe arsimore më të mira të vendit!! Gjithmonë të pashkollët, injorantët dhe analfabetët defiçientë dhe drogaxhin e të droguar nga gjithëpushteti fashisto-diktatorial, e urrejnë arsimin, kulturën, edukimin, përparimin e vendit!! Ata mbijetojnë vetëm në një mjedis dhe shoqëri injorantësh, analfabetësh, idiotësh, të pashkolluarish dhe budallenjsh, të cilët binden, mashtrohen, gënjehen, grabiten, vidhen dhe nënshtrohen me lehtësi. Sa më idiotë, injorantë, të paarsimuar, budalla dhe analfabet ta lësh një popull, aq më lehtë e shtyp, e nënshtron dhe e sundon!!! Pikërisht ky është qëllimi kryesor që kjo Qeveri Kriminale dhe kjo narko-bandë kriminelësh ka 9 vjet që po e godet shumë rëndë dhe në mënyrën më kriminale vetëm arsimin, arsimimin, mësuesit, edukatorët, pedagogët, studentët dhe të gjithë sitemin arsimor në Shqipëri.

Hyrret23/09/2022 12:29

Isufi dikur nen kryetar i Erion Velise ci paska ndodhur te dale kundra ?

Shto koment

Denonco