VIDEO-SYRI TV/ Mungesa e ujit në Korçë, fermerët: Po na thahen prodhimet!

14:03, 16/08/2022
A+ Aa A-

Fermerët e Korçës po vuajnë mungesën e ujit për vaditje. Ata shprehen se prodhimet po u thahen nga mungesa e ujit, ndërsa institucionet nuk kanë marrë asnjë masë lidhur me ankesat e tyre.

Nga SYRI TV

Krahas rritjes së çmimeve të inputeve bujqësore dhe rritjes së çmimit për punimin e parcelave, një problematikë për fermerët e zonës së juglindjes është uji për vaditje. SYRI TV ka kryer një vëzhgim në në fshatin Sovjan të Maliqit në Korçe, ku fermerët vuajnë mungesën e ujit për vaditje. Shqetësimi i tyre është se po u thahen prodhimet nga mungesa e ujit, ndërsa institucionet nuk kanë asnjë përgjigje lidhur me ankesat e tyre.

Kostot rriten më tepër për fermerët të cilët kanë gjetur alternativa të tjera duke hapur puse për vaditje, çka u ka shtuar më tepër shpenzimet.

Mes vështirësish për të nxjerrë produktet cilësore ky vit ka qenë më i vështiri për shkak të rritjes së çmimeve. Ndërkohë fermerët po i shesin prodhimet nën kosto duke mos nxjerrë dot as paratë e investuara.

Fermerët thonë se shteti si rregullator kryesor duhet të kishte bërë më tepër për bujqësinë, por gjithçka kanë marrë janë vetëm premtimet në kohë zgjedhjesh për të marrë votat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco