VIDEO-SYRI TV/ Fermerët e Poliçanit drejt falimentimit, prodhimi i grurit po shkon dëm

11:56, 06/07/2022
A+ Aa A-

Fermerët e Vodicës në Poliçan po shkojnë drejt falimentimit për shkak të mungesës së tregut dhe subvencioneve nga ana e shtetit. Të intervistuarit shprehen se fshatrat janë boshatisur pasi të rinjtë nuk shohin asnjë të ardhme në këtë zonë.

Nga SYRI TV

Fermerët e fshatit Vodicë në bashkinë e Poliçanit ngrenë alarmin në media pasi prodhimi i grurit po mbetet i pakorror në ara për shkak të çmimit të lartë të karburantit dhe mungesës së subvencioneve.

Problematike paraqitet situata edhe në pemëtari dhe vreshta, ku fermerët e kanë të pamundur këtë vit të investojnë për t’i bërë shërbimet e nevojshme këtyre kulturave sepse çmimet e plehrave kimikë dhe pesticideve janë trefishuar.

Fermerët shprehen se çdo ditë e më shumë po rrënohen e po shkojnë drejt falimentimit, për shkak të mungesës totale të vëmendjes së shtetit.

Shumica e fermerëve e kanë lënë grurin pa korrur dhe vreshtat e pemëtaria nuk po spërkaten sepse ata s’i blejnë dot më pesticidet me çmimet që kanë arritur në stratosferë.

Në këto kushte, për shkak të kostove të larta të prodhimit, fermerët janë të detyruar të mos i punojmë më tokat e ndërsa fëmijët e tyre kanë shkuar në emigrim prej vitesh pasi fitojnë më shumë si punëtor krahu në serat atje sesa në biznesin e tyre të serave në Shqipëri

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco