VIDEO- SYRI TV/ Korrik, datat kur nisin regjistrimet për nxënësit e klasave të para dhe të dhjeta

13:39, 04/07/2022
A+ Aa A-

Nga data 4 - 17 korrik do të jetë i hapur aplikimi për regjistrimin e nxënësve në klasë të parë, ndërsa për klasat e dhjeta nga 12 - 24 korrik. Regjistrimet për këto klasa do të kryhen përmes portalit e-Albania, ndërsa për parashkollorët do të vijojë të kryhet fizikisht, pranë zonës së banimit.

Nga SYRI TV

Regjistrimet e nxënësve në klasë të parë do të bëhen nga kjo e hënë e 4 korrikut deri më 17 korrik, ndërsa për klasat e dhjeta afati është nga data 12 deri më 24 korrik.

Procedurat për këto raste do të kryhen përmes platformës e-Albania, teksa regjistrimi në parashkollor do të vijojë të kryhet fizikisht, pranë zonës së banimit.

Njoftimi u bë me dije nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, e cila thekson se një vit më parë kjo mënyrë regjistrimi u aplikua vetëm në 182 shkolla, ndërsa këtë vit do të përfshijë të gjitha shkollat e vendit.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi nënvizon se përmes kësaj mënyre, prindërit do të mund ta regjistrojnë fëmijën pa pasur nevojë të dorëzojnë dokumente shtesë dhe të presin në radhë.

Ne kemi tentuar të kryejmë procedurën e regjistrimit përmes udhëzimeve përkatëse, duke u futur në llogarinë personale në portal, për të vijuar me plotësimin e formularit të aplikimit, përzgjedhjen me saktësi të njësisë administrative, rrugës dhe shkollës, por prej disa orësh sistemi në e-Albania ka pasur probleme për kryerjen e regjistrimit të nxënësve në klasë të parë, edhe pse data shënon 4 korrik dhe aplikimi fillon që nga kjo e hënë.   

Në disa raste sistemi nuk jep mundësinë që aplikanti të plotësojë të dhënat përkatësë, e në raste të tjera aplikimi dërgohet deri ne fund por nuk mbyllet si procedurë. Ndërkohë nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit bëhet me dije se problemi me sistemin është momental dhe po punohet për ta rregulluar.

Gazetare: F. Çela

Pamjet: Syri TV

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco