Java e re vjen me temperatura të larta

Java e re vjen me temperatura të larta

07:11, 27/06/2022
A+ Aa A-

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga aktivietti i Anticiklnit afrikan duke ndikuar temperatura të larta në vendin tonë në fillimin e javës. 

E hënë, 27 qershor 2022

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakat në verilindje.  Era do të jetë drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 7 -8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 -4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore      17/34°C
Zona e ulët          18/37°C
Zona bregdetare  21/34°C

Kosova, e hënë, 27 qershor 2022

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare. Era do të jetë me drejtim Veri -Perëndim me shpejtësi 8 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre 15°C në mëngjes ndërsa në mesditë do të arrijnë vlerën 30°C -32°C .

E martë, 28 qershor 2022

Moti do të jetë me diell dhe  vranësira kalimtare në relievet malore.  Era do të jetë drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 7  m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 -4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore      18/35°C
Zona e ulët          18/39°C
Zona bregdetare  21/35°C/ Sipas RTSH

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco