VIDEO - SYRI TV/ Panairi në Devoll, bletërritësit prezantojnë mjaltin e ri

16:24, 26/06/2022
A+ Aa A-

Panairi i Mjaltit në Devoll, mblodhi bashkë bletërritës nga i gjithë rajoni junglindor i vendit. Fermerët thonë se këtë vit prodhimi i mjaltit është i mbarë, por kullotat po dëmtohen nga përdorimi i helmëve. Ndërkohë sektori nuk është i mbështetur nga qeveria.

Syri Tv

Zhvillohet per herë të parë panairi i mjaltit në e qytetit të Billishtit në bashkisë Devoll. Bletrritës nga juglindja e vendit, kanë preznatuar prodhimet e reja të mjaltit dhe nënprodukteve të tij, për qytetarët e Bilishtit.

Bletërrritësit thonë se prodhimi i mjaltit këtë vit ka qenë i mirë, por kullotat po dëmtohen nga zjarret dhe sidomos përdorimi i pesticideve.

Tregu për shtijene mjaltit nuk mungon, por problem mbetet konkurrenca dhe abuzimet. Fermerët thonë se qeveria duhet të ndërhyjë, për të mbështetur këtë sektor.

Në këtë panair u bënë pjesë rreth 25 bletërritës nga gjithë rajoni juglindor i vendit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco