Lajmi i fundit

LIVE/ Nis punimet Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë

Fundjava shënon fluks në doganën e Morinës/ Qytetarët: Pengesa s’duhet të ketë asnjë ditë

21:36, 25/06/2022
A+ Aa A-

Rritja e temperaturave dhe marrëveshja e kalimit pa kontroll në kufi ka bërë që pushuesit nga kosova por edhe te vëndeve fqinje të zgjedhin bregdetin shqiptar për të kaluar fundjavën.Dogana e Morinës që prej orëve të para të mëngjesit ka pasur një fluks të lartë pushuesit ndërkohë që policia kuftiare bën me dije se po punohet me proçedurë të përshpejtuar.

SYRI TV

Pika kufitare e Morinës në Kukës ka shënuar radhë kilometrike automjetesh që në orët e para të mëngjesit.

Rritja e temperaturave dhe lëvizja pa pengesa ka bërë që mijëra shqiptarë nga Kosova ti drejtohen bregdetit shqiptar për të kaluar fundjavën.

Mëngjesi I së shtunës ka shënuar radhë makinash dhe trafik edhe në “Rrugën e Kombit”, kryesisht në afërsi të trarit ku bëhet pagesa në Kalimash.

Qytetarët të intervistuar nga SYRI TV kërkojnë që marrëveshja midis dy vendeve të jetë aktive gjatë gjithë vitit dhe jo vetëm në fundjavë apo në festa zyrtare.

Pamjet tregojnë qartë që janë dhjetra automjete që presin të bëjnë pagesën dhe të lëvizin drejt bregdetit shqiptar.

Në sportelet e doganës, Policia kufitare e Morinit nuk ka kërkuar dokumentet dhe nuk i ka regjistruar qytetarët e Kosovës për shkak të marrëveshjes mes dy shteteve që ka mundësuar që deri më 30 shtator për çdo fundjavë dhe festë zyrtare, qytetarët të mos regjistrohen nga Policia e Kosovës dhe Shqipërisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco