VIDEO-SYRI TV/ Nisin fluturimet normale në Kukës, fluks pasagjerësh nga Kosova

12:47, 21/06/2022
A+ Aa A-

Nisja e fluturimeve “Low cost” nga Aeroporti i Kukësit, ka tërhequr interesin e bashkëkombasve nga Kosova. Ata shprehen se po përdorin këtë aeroport për t`u kthyer në atdhe apo vendet e tyre të qëndrimit në Europë. Ndërkohë, aeroporti po përdoret edhe nga banorët e qyteteve të veriut të vendit.

Nga SYRI TV

Aeroporti i Kukësit ka nisur operacionet e fluturimeve pothuajse çdo ditë të javës, duke u shërbyer mijëra pasagjerëve që zgjedhin këtë portë për t`u futur në vendin tonë.

Operimi i kompanive “low cost” në këtë aeroport, të cilat ofrojnë fluturime në disa shtete të Bashkimit Europian, ka tërhequr interesin e bashkëkombasve kosovarë. Dhjetëra qytetarë nga Kosova, po përdorin këtë aeroport për t`u kthyer në atdhe apo për të shkuar në vendet e tyre të qëndrimit në Europë.

Aeroportin e Kukësit po e shfrytëzojnë edhe banorët e Kukësit, Hasit dhe Tropojës të cilët shprehen se ka interesim të madh për mbërritjen e emigrantëve për pushime në vendlindjen e tyre.

Nga muaji prill e deri në qershor nga aeroporti i Kukësit numërohen 40 fluturime drejt Gjermanisë, Zvicrës dhe Austrisë, ndërsa numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar nëpërmjet "Flatrave të Veriut" gjatë këtyre dy muajve është 2 mijë 728 shtetas. Nga këto 2 mijë 232 janë shtetas të huaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco