VIDEO-SYRI TV/ Lumasi i Kuçovës që e ka marrë lumi, as rrugë dhe as urë që të lidhen njerëzit

13:31, 06/05/2022
A+ Aa A-

Një nga fshatrat e harruar të Kuçovës mbetet fshati Lumas i cili ndodhet  rreth 22 km larg qendrës së qytetit. Rruga e shkatërruar dhe mungesa e një ure janë problematikat më të cilat banorët e këtij fshati duhet të përballen çdo ditë.

Nga SYRI TV

Mungesa e infrastrukturës ka bërë që banorët e fshatit Lumas, pjesë e bashkisë së Kuçovës të hasin vështirësi për të qarkulluar në të përditshmen e tyre.

Problematika më e madhe e banorëve  të kësaj zone është mungesa e një ure pasi nuk lidhen dot me pjesën tjetër të fshatit dhe me qytetin.

Banorët shprehen se ndihen të braktisur nga bashkia dhe i kërkojnë qeverisë që të marrë masa për zgjidhjen e këtij problemi jetik për ta.

Mungesa e investimeve ndër vite është e lidhur me mungesën e fondeve nga ish-komuna, ndërkohë që me të njëjtin problem po haset sot edhe bashkia e Kuçovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco