Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

VIDEO-SYRI TV/ Fermerët e Selenicës drejt falimentimit: Nuk i përballojmë dot rritjet e çmimeve

13:07, 05/05/2022
A+ Aa A-

Rritja e çmimeve dhe mungesa e subvencioneve nga ana e qeverisë po largon dita ditës banorët e Selenicës pasi të vetmet të ardhura që kanë janë nga të mbjellat e tyre. Fermerët shprehen se në zonë ka ngelur vetëm mosha e tretë pasi të rinjtë kanë emigruar të gjithë në vendet fqinje.

Nga SYRI TV

Fermerët e Selenicës po shkojnë drejt falimentimit total për shkak të rritjes së çmimeve dhe mungesës së vëmendjes së shtetit. Të intervistuar nga SYRI TV, fermerët shprehen se rritja e kostove të plehrave kimikë është e papërballueshme për ta. Ata theksojnë se shteti kurrë nuk u ka ardhur në ndihmë e për këtë arsye shumica e të rinjve kanë emigruar duke i lënë tokat djerrë.

Të gjendur përpara kësaj situate skandaloze, me shitjet e pakta dhe çmimet e larta, fermerët theksojnë se nuk mund të sigurojnë dot më as bukën e gojës.

E njëjta situatë problematike dhe zhgënjyese paraqitet edhe në zona të tjera të vendit tonë ku dita ditës fermerë të moshave të reja dhe të moshuar po emigrojnë drejt vendeve fqinje pasi atje të paktën mundet të sigurojnë të ardhura minimale për të përballuar jetesën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco