VIDEO-SYRI TV/ Dëmtohet rruga te kryqëzimi i Cërrikut, asfalti çahet për tubacionin e ujit

13:26, 27/04/2022
A+ Aa A-

Kanalet e hapura për shtrimin e tubave të ujit në kryqëzimin e Cërrikut në Elbasan, kanë krijuar kaos në trafikun e automjeteve. Qytetarët ankohen se pas shtrimit të tubave të ujit, nuk janë asfaltuar kanalet, ndërsa drejtori i Ujësjellësit heq përgjegjësinë nga institucioni që drejton, duke ia faturuar baskisë, njofton gazetari Migen Sejdini i SYRI TV.

Tashmë është bërë e zakonshme, që pasi shtrohen tubat e ujit apo linjat e internetit, rrugët të mbeten të parehabilituara.

Siç shihet, në vendin e quajtur Kryqëzimi i Cërrikut në Elbasan, i cili ndodhet në unazën e qytetit, prej kohësh janë kryer punimet për ndërtimin e ujësjellësit, por deri më tani askush nuk ka marrë masa për rehabilitimin e rrugës.

Qytetarët këmbësorë, por dhe automjetet përballen çdo ditë me këtë situatë, e cila krijon jo pak kaos në qarkullimin e mjeteve, apo pluhur duke ndotur zonën.

Drejtori i Ujësjellësit të Elbasanit, Leli Kaja, heq përgjegjësinë nga vetja, duke ia kaluar atë bashkisë, që sipas tij është autoriteti kontraktor dhe duhet të kontrollojë firmat për përfundimin e punimeve deri në asfaltimin e kanaleve të hapura.

Si kjo rrugë, e cila është dhe aks kombëtar, gjen rëndom brenda lagjeve të qytetit, ku shpesh kanalet hapen duke prishur edhe rrugë të saporikonstruktuara.

Gazetar: M. Sejdini Redaktor: J .Hoxhaj Mont:T. Foto

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco