VIDEO SYRI-TV: Nis aplikimi për subvencionimin e fermerëve, 'bllokohet' portali e-albania

VIDEO SYRI-TV: Nis aplikimi për subvencionimin e fermerëve, 'bllokohet' portali e-albania

13:48, 25/02/2022
A+ Aa A-

Fermerët e Fierit po hasin vështirësi në aplikimin për subvencione pasi serveri E-Albania është jashtë funksionit që prej orëve të para të mëngjesit të së premtes.

Bllokimi i aplikacionit ka sjellë sorollatje dhe shpenzime të panevojshme për një garë nga e cila fermerët nuk janë të sigurt që do të dalin fitues.

SYRI TV

Ka nisur këtë të premte në të gjithë vendin, aplikimi online për përfitimin e subvencionit të naftës për fermerët që kanë të regjistruar aktivitetin e tyre.

Që prej orëve të para të mëngjesit fermerët e Fierit janë paraqitur pranë zyrave të AZHBR për të kryer aplikimin në e-albania por serveri është jashtë funksionit.

Nga data 25 shkurt deri më datë 25 mars, fermerët dhe blegtorët kanë afatin e aplikimit për subvencione.

Në ditën e parë të aplikimit, me dhjetëra fermerë në rang kombetar, janë duke aplikuar për subvencionet nga ku bëhet me dije se vetëm 30 mijë prej tyre do të shpallen fitues.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco